Anadolu Medical Center

+90 533 498 5665 / +90 262 678 1804

Bypass të stomakut

Bypass të stomakut

Paketa dhe Kostoja e Kirurgjisë Bypass të Kirurgjisë së Stomakut

Koha e pritjes: Asnjë

Kohëzgjatja e shtrimit në spital: 3 netë (të përfshira)

Minimumi i kërkuar i qëndrimit jashtë vendit: 7-10 ditë

Kostoja e operacionit bypass të stomakut: 3.400 € për laparoskopinë, 5.150 € për robotikë.

Paketa Përfshin:

  • Tarifat e mjekut për ekzaminimet e para dhe pasuese
  • Tarifat e Kirurgut të Përgjithshëm dhe ndihmës kirurg
  • Konsulencë para operacionit me anesteziologun, endokrinologun, pulmonologjinë, kardiologjinë, specialistin e të ushqyerit dhe psikologun, testet labaratorike te gjakut, EKG, eko kardiake dhe grafikë të mushkërive.
  • Gastroskopia para operacionit dhe ekografia e barkut
  • Tarifat e Sallës Operative
  • Akomodim deri në 3 netë në katin kirurgjik duke përfshirë; Dhoma standarde, tarifat e shërbimit të infermierisë, menyja e rregullt tarifat e ushqimit për pacientin dhe 1 person shoqërues.
  • Pajisjet dhe furnizimet mjekësore për procedurën dhe medikamentet që lidhen me procedurën
  • Konsult Online me kirurgun në periudhën pas operimit në vendlindjen e juaj

Çfarë është Bypass-i gastrik?

Operacionet e bypass-it gastrik kanë qenë lloji më i shpeshtë i operacionit në SHBA ku kryhet numri më i madh i operacioneve të obezitetit në botë, për 30 vitet e fundit. Teknika e përdorur e bypass ka ndryshuar me kalimin e viteve. Sot, rregullimi i sistemit të tretjes përmes operacionit të bypass-it të stomakut është një procedurë jashtëzakonisht efektive dhe e sigurt me kusht që të kryhet nga kirurgë bariatrikë me përvojë. Për kandidatët e përshtatshëm, përfitimet nga ky operacion janë shumë herë më shumë se rreziqet e tij.

Bypass-i gastrik është një procedurë e kombinuar që përfshin efekte kufizuese dhe reduktuese të përthithjes. Hapi i parë i operacionit është ndarja e një pjese të vogël me një vëllim prej 30 deri në 35 ml të stomakut në pjesën e sipërme të tij përmes një stapleri duke krijuar një qese stomaku më të vogël dhe më të ri. Në këtë mënyrë, ndjesia e të ngopurit sigurohet me një sasi të vogël ushqimi. Hapi i dytë i operacionit është bypass i zorrëve të vogla. Domethënë, pjesa e mbetur e stomakut dhe zorrët e holla behen bypass. Kjo pjesë vazhdon funksionin e saj të përcjelljes së enzimave si acidi gastrik, lëngjet biliare dhe pankreatike, të cilat luajnë një rol në tretje. Pjesa më e re e stomakut e krijuar anastomozohet në një segment të zorrës së hollë i cili ndodhet rreth 150 deri në 200 cm poshtë, që do të thotë se një pjesë e ushqimit të marrë eliminohet pa u absorbuar.

Ajo që siguron forcën kryesore metabolike të operacionit është një mekanizëm tjetër. Disa hormone të cilat ekskretohen nga pjesa e fundit e zorrës së hollë dhe të quajtur inkretin, kanë një veprim paralel dhe i japin mbështetje insulinës e cila rregullon glukozën në gjak. Në të njëjtën kohë, hormonet që japin ndjenjën e ngopjes dhe pakësojnë oreksin ekskretohen nga kjo pjesë.

Si funksionon bypass-i gastrik?

Ashtu si llojet e tjera të kirurgjisë së obezitetit, ne kryejmë operacionin e bypass-it të stomakut me metodën laparoskopike, përkatësisht duke hyrë përmes një prerjeje prej vetëm 4 mm pa hapur stomakun. Kohëzgjatja e operacionit është 3 deri në 4 orë. Sigurisht, kjo mund të ndryshojë në varësi të anatomisë dhe historisë kirurgjikale të pacientit. Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit në spital është 3 deri në 4 ditë.

Sa peshë humbet pas operacionit të bypass-it të stomakut?

Kirurgjia e bypass-it gastrik është një armë shumë e fuqishme në luftën tuaj kundër obezitetit. Shumica e pacientëve humbin 65 deri në 90% të mbipeshës së tyre brenda vitit të parë të operacionit. Operacioni gastrik bypass jep rezultate perfekte edhe në trajtimin e sëmundjeve shoqëruese të lidhura me obezitetin, të cilat përfshijnë kryesisht diabetin e tipit 2, hipertensionin, apnenë e gjumit, kolesterolin e lartë dhe refluksin e acidit. Ngadalësimi i humbjes së peshës apo edhe rifitimi i peshës së humbur është i mundur në këtë operacion, si në operacionet e tjera, kur pacientët nuk ndjekin dietën e shëndetshme dhe këshillat tona për ushtrime të rregullta.

Kur reduktohet përthithja e kalorive, zvogëlohet edhe përthithja e disa lëndëve të tjera ushqyese të rëndësishme. Pjesa e bypass-it e zorrës së hollë është përgjegjëse për thithjen e kalciumit, acidit folik, hekurit dhe vitaminave B. Për të parandaluar probleme serioze shëndetësore, duhet të shmangni mangësitë e vitaminave dhe mineraleve dhe të merrni suplemente të personalizuara vitamino-minerale pas operacionit bypass.

Cila është periudha e rikuperimit pas operacionit? Sa shpejt mund të kthehem në shtëpi?

Rreth 7-10 ditë. Ne rekomandojmë ndjekjen e pacientëve tanë nga dietologu dhe psikologu për të paktën 2 vjet pas operacionit.

Kirurgjia e Bypass Gastrike e Asistuar me Robot

Trajtimi kirurgjik është metoda më efektive e trajtimit me efektivitet të provuar në trajtimin e pacientëve me obezitet të rëndë dhe pacientëve me diabet të tipit 2 rezistent ndaj trajtimit. Të gjitha operacionet e obezitetit dhe të kirurgjisë metabolike mund të kryhen me metoda minimale invazive (laparoskopike dhe robotike).

KIRURGJIA E ASISTUAR NË ROBOT, e cila nuk është e disponueshme në çdo qendër dhe mund të përdoret vetëm nga një numër i vogël kirurgësh, është superiore ndaj kirurgjisë laparoskopike në shumë mënyra. Kirurgjia robotike ka të gjitha përfitimet e kirurgjisë laparoskopike, si më pak dhimbje, qëndrim të shkurtër në spital dhe rezultate të mira estetike. Rezultatet estetike të kirurgjisë robotike janë të shkëlqyera.

Kirurgjia robotike gjithashtu mund të konsiderohet si një operacion laparoskopik i avancuar. Parimet bazë të funksionimit janë të ngjashme me kirurgjinë laparoskopike. Fillimisht hapen 4-5 vrima 8 mm në murin e barkut dhe barku fryhet me gaz dioksid karboni për të krijuar një zonë për studimin. Më pas, në këto vrima ngjiten krahë të posaçëm robotikë, të cilët janë projektuar posaçërisht për kirurgji robotike dhe parandalojnë dëmtimin e murit të barkut. Operacioni kryhet me ndihmën e këtyre krahëve me lëvizshmëri të lartë. Një kamerë me rezolucion të lartë është ngjitur në një nga vrimat dhe kjo kamerë transmeton imazhet kirurgjikale si në tastierën ku kirurgu kryen operacionin, ashtu edhe në një monitor të madh që ndodhet në krye të shtratit të operimit. Pas kësaj faze, kirurgu i parë ia lë vendin një asistenti me përvojë, shkon në një tastierë speciale të krijuar për të dhe kryen operacionin me komandat që jep që andej. Konsola kirurgjikale është njësia ku bëhen të gjitha cilësimet që lidhen me robotin dhe kirurgu kryen operacionin duke përdorur mjete të posaçme dore. Lëvizjet e kirurgut reflektohen në krahët e robotit dhe operacioni kryhet falë lëvizjeve të imta të krahëve të robotit dhe aftësisë për të punuar lehtësisht në hapësira të ngushta.

Imazhi tredimensional dhe me cilësi të lartë i kamerës robotike i jep kirurgut ndjesinë e operimit me sy të lirë. Në fakt, falë imazhit të zmadhuar, ai lejon të shihen më qartë edhe strukturat që syri i njeriut vështirë se mund t’i shohë. Pjesa e kyçit të dorës së krahëve robotikë ka aftësinë të funksionojë në mënyrë të ngjashme me kyçin e dorës së njeriut. Në fakt, me shkallën e tij të lartë të lëvizshmërisë, ai ka më shumë lëvizshmëri sesa kyçi i dorës së njeriut. Edhe në hapësira të ngushta, shumë procedura të vështira kirurgjikale mund të kryhen lehtësisht me robotin falë kësaj lëvizshmërie. Duke qenë se këto instrumente janë gjithashtu instrumente të fuqishme, ato ofrojnë lehtësi operimi, veçanërisht te pacientët me mbipeshë (obezë). Me të gjitha karakteristikat e sipërpërmendura, kirurgjia robotike i mundëson kirurgut të kryejë procedurat kirurgjikale me saktësi të lartë.

Për ta përmbledhur, kirurgjia robotike, e cila ofron të gjitha mundësitë e teknologjisë moderne, mund të përdoret në mënyrë të sigurtë në trajtimin kirurgjik të obezitetit morbid dhe diabetit të tipit 2.

 

Paketa dhe kostoja e Bypass-it Robotik të Gastrit

Koha e pritjes: Asnjë

Kohëzgjatja e shtrimit në spital: 3 netë (të përfshira)

Minimumi i kërkuar i qëndrimit jashtë vendit: 7-10 ditë

Kirurgjia Robotike e Bypass-it gastrik kushton: 5.150 €

Paketat përfshijnë:

  • Tarifat e mjekut për ekzaminimet e para dhe pasuese
  • Tarifat e Kirurgut të Përgjithshëm dhe ndihmës kirurg
  • Konsulencë para operacionit me anesteziologun, endokrinologun, pulmonologjinë, kardiologjinë, specialistin e të ushqyerit dhe psikologun, testet labaratorike te gjakut, EKG, eko kardiake dhe grafi të mushkërive.
  • Gastroskopia para operacionit dhe ekografia e barkut
  • Tarifat e Sallës Operative
  • Akomodim deri në 3 netë në katin kirurgjik duke përfshirë; Dhoma standarde, tarifat e shërbimit të infermierisë, menyja e rregullt, tarifat e ushqimit për pacientin dhe 1 person shoqërues.
  • Pajisjet dhe furnizimet mjekësore për procedurën dhe medikamentet që lidhen me procedurën
  • Konsultim online me kirurgun në periudhën pas operimit nga venlindja e juaj.

Na kontaktoni






    Abdulcabbar Kartal

    Asoc. M.D.
    Kirurgjia e Obezitetit