Anadolu Medical Center

+90 533 498 5665 / +90 262 678 1804

Shërbimi Ndërkombëtar i Pacientëve

Mirësevini në Departamentin Ndërkombëtar të Pacientëve

Qendra Mjekësore Anadolu është një nga spitalet më të mëdhenj dhe më me reputacion në Turqi. Reputacioni i tij i lejon asaj të tërheqë pacientë nga e gjithë bota. Departamenti i Shërbimeve Ndërkombëtare ofron shërbime gjithëpërfshirëse kushtuar nevojave të pacientëve të huaj dhe ju ndihmon të përfitoni sa më shumë nga qëndrimi juaj në spital.

Një koordinator i kujdesit do t’ju udhëheqë gjatë procedurës dhe do të kujdeset për të gjitha detajet, duke ju lejuar ju dhe familjen tuaj të përqëndroheni në shërimin tuaj. Stafi me përvojë i Departamentit të Shërbimeve Ndërkombëtare do të koordinojë të gjitha aspektet e vizitës tuaj duke përfshirë caktimin e takimeve, akomodimin, udhëtimin, praninë e një përkthyesi, ndihmë administrative dhe mbështetje financiare. Në Qendrën Mjekësore Anadolu, stafi shumëgjuhësh, administratorët dhe koordinatorët e kujdesit ofrojnë një sërë programesh dhe shërbimesh të personalizuara për pacientët dhe familjet e tyre.

Sapo të konfirmohet mbërritja juaj, ne do t’ju kontaktojmë me informacion mbi opsionet e akomodimit, si dhe aranzhimet e udhëtimit dhe transportit. Me kërkesën tuaj, ne do të bëjmë rezervimet që ju përshtaten. Ne gjithashtu do të kemi nevojë për numrin tuaj të fluturimit për të rregulluar transportin tuaj midis aeroportit dhe spitalit, si dhe kthimin tuaj. Ne mund të rezervojmë ambulanca rrugore dhe ajrore nëse kërkohet.

Pse një shërbim i personalizuar në Qendrën Mjekësore Anadolu?

Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar një mendim të dytë mjekësor ose një operacion të vështirë, mund të përfitoni nga ekspertiza klinike dhe trajtimet inovative të ofruara nga mjekët në Qendrën Mjekësore Anadolu.

Komoditeti dhe kënaqësia juaj janë përparësitë tona. Ne ju ofrojmë kujdesin më të përshtatshëm falë ndihmës së stafit të specializuar që kujdesen për të gjitha procedurat që lidhen me vizitën tuaj.

Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për t’ju bërë të ndiheni të mirëpritur dhe për t’u siguruar që vizita juaj të jetë sa më e këndshme.

Koordinatori juaj i kujdesit personal do të bëhet personi juaj i besuar, duke ju njohur mirë juve dhe familjen tuaj. Ju dhe familja juaj mund të mbështeteni në koordinatorin tuaj të kujdesit për t’ju ndihmuar të merrni të gjitha shërbimet dhe informacionin që dëshironi.

Shërbimet tona përfshijnë:

Udhëtim dhe Ndihmë Udhëtimi

Pasi të keni vendosur të zyrtarizoni qëndrimin tuaj në Qendrën Mjekësore Anadolu, Departamenti i Sherbimeve Ndërkombëtare të Pacientëve do të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë me udhëtimin tuaj, si dhe me rezervimet e hoteleve dhe akomodimit gjatë vizitës tuaj.

Rezervimet tuaja të udhëtimit dhe hoteleve mund të planifikohen nga koordinatori juaj i kujdesit. Ne gjithashtu mund t’ju ndihmojmë të identifikoni vendet turistike në zonë. Mund të na kontaktoni për çdo informacion ose ndihmë në lidhje me udhëtimin tuaj.

Aeroportet

Aeroporti Ndërkombëtar Sabiha Gökçen

SGIA është aeroporti më i afërt me Qendrën Mjekësore Anadolu, afërsisht 15 minuta nga spitali. Mund të kontaktoni aeroportin në +90 216 585 50 00.

Aeroporti Ndërkombëtar i Stambollit

Aeroporti ndodhet në anën evropiane të Stambollit. Eshte aeroporti me i madh i Stambollit me kapacitet të madh ndërkombëtar. Aeroporti i Stambollit është lehtësisht i arritshëm me transport publik siç janë autobusët dhe transferi i aeroportit, si dhe taksitë dhe automjetet private. Nga ana evropiane, aeroporti është 36 kilometra nga Levent dhe 40 kilometra nga Taksim. Nga ana Anatoliane, distancat e përgjithshme janë 52 km nga Kadıköy dhe 60 km nga Qendra Mjekësore Anadolu … Mund të kontaktoni aeroportin në +90 212 444 1.

Transporti

Transporti midis aeroportit dhe Qendrës Mjekësore Anadolu është falas. E tëra çfarë ju duhet të bëni është t’i dërgoni planin tuaj të fluturimit koordinatorëve tanë të kujdesit për të rregulluar pritjen tuaj në aeroport dhe transferimin tuaj në hotel ose spital.