Ju mund të merrni një konsultë nga mjekët më të mirë të Anadolu Medical Center në lidhje me sëmundjen dhe trajtimin e nevojshëm falas pa u nda nga shtëpija juaj! Për këtë, ju duhet të na dërgoni raportet tuaja mjekësore dhe imazhet radiologjike në formë elektronike. Ekspertët tanë do t’i shqyrtojnë ato dhe do t’ju japin mendimin e tyre brenda 48 orëve.
Është shumë e rëndësishme që çdo histori mjekësore të studiohet nga një ekip i tërë mjekësh në drejtime të ndryshme: ata së bashku vlerësojnë korrektësinë e diagnozës dhe zgjedhin planin më optimal të trajtimit. Kjo qasje shumëdisiplinore është veçanërisht e rëndësishme për sëmundjet komplekse, siç është onkologjia e cila kërkon pjesëmarrjen e një sërë specialistësh të kualifikuar. Nëse, pas marrjes së Mendimit të Dytë Mjekësor, vendosni të vini në Anadolu Medical Center, koordinatorët tanë do t’ju ndihmojnë të organizoni udhëtimin e juaj: rezervimi i hotelit, organiyimi i transferit falas nga aeroporti në spital dhe anasjelltas, si dhe organiyimi i të gjitha konsultimeve dhe procedurave të nevojshme. Gjatë gjithë trajtimit në klinikë, do të shoqëroheni nga një përkthyes shqipfolë. Pas kthimit në shtëpi, specialistët e Departamentit tonë Ndërkombëtar do t’ju ndihmojnë të qëndroni në kontakt me mjekët dhe të zgjidhni çdo çështje që lind.
Fazat e një mendimi të dytë mjekësor