Anadolu Medical Center

+90 533 498 5665 / +90 262 678 1804

Rreth nesh

RRETH NESH

Një institucion që ka nxitur dhjetëra projekte të lavdërueshme në Turqi, Fondacioni Anadolu ka bërë një ëndërr tjetër të vërtetë duke themeluar Qendrën Mjekësore Anadolu.

Duke u mbështetur në trashëgiminë e çmuar të Anadollit, me përvojë mijëra vjeçare në mjekësi dhe shtëpi për shumë studiues mjekësorë, spitali ynë i përdor këto njohuri për të kontribuar në shëndetin e njeriut.

Duke punuar në bashkëpunim strategjik me Johns Hopkins Medicine për të përmirësuar arsimin dhe cilësinë, spitali ynë ofron shërbime në të gjitha degët duke përfshirë shkencat e kancerit, shëndetin kardiovaskular, gjinekologjinë dhe IVF, shkencat neurologjike, shkencat kirurgjikale, mjekësinë e brendshme, diagnostikimin dhe imazhin.

I themeluar në një sipërfaqe prej 188,000 metra katrorë dhe një sipërfaqe të brendshme prej 50,000 metra katrorë me një kapacitet prej 201 shtretër, spitali ynë ofron shërbime me akreditim JCI (Komisioni i Përbashkët Ndërkombëtar), ESMO (Shoqata Evropiane e Onkologjisë mjekësore), ISO (18001 , Certifikatat 14001 dhe 9001). Qendra Mjekësore Anadolu është i vetmi spital në Turqi i akredituar nga OECI (Organizata e Instituteve Evropiane të Kancerit). Qendra mban gjithashtu çertifikimin Planetree Gold, i cili është një standard për kujdesin e pacientit.

Qendra Mjekësore Anadolu vazhdon të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësor gjithashtu në regjionin Ataşehir me klinikën e saj. Regjistrimet procedurale të pacientëve që marrin shërbime në klinikë mbahen në një mjedis virtual.

Duke filluar të siguroj shërbime që në qershor të vitit 2010 në kuadër të strukturës së spitalit, poashtu kryen transplantin e palcës kockore për 22 pacientë në të njëjtën kohë. Pacientët tanë janë gjithmonë përparësia numër një në spitalit tonë. Për këtë arsye, ne vlerësojmë nevojat dhe kërkesat e pacientëve tanë dhe përpiqemi t’i bëjmë proceset e tyre të trajtimit paqësore dhe të ndihen si në shtëpi.

MISIONI, VIZIONI, VLERAT

Pacientët tanë janë gjithmonë përparësia numër një në Qendrën Mjekësore Anadolu . Për këtë arsye, ne i kushtojmë shumë rëndësi nevojave dhe kërkesave të pacientëve tanë dhe të dashurve, përcjellësve të tyre dhe bëjmë gjithçka që deri në maksimum për të siguruar që trajtimi i tyre të jetë paqësor.

MISIONI YNE

“Për të përmirësuar cilësinë e jetës për të gjithë ata që u shërbejmë duke ofruar kujdes shëndetësor të klasit botëror në një mjedis të kujdesshëm, të përqendruar te pacienti”

VIZIONI YNE

“Të jemi një qendër referimi që ofron kujdes shëndetësor më të avancuar për pacientët që ne shërbejmë”