Anadolu Medical Center

+90 533 498 5665 / +90 262 678 1804

MR LINAC

MR - LINAC

Teknologjia e ndjekjes se tumorit hap pas hapi:

TEKNOLOGJI INTELIGJENTE E RREZATIMIT

Sot po ndodhin zhvillime madhështore për trajtimin e kancerit. Një nga disiplinat në të cilën po ndodhin zhvillimet më vendimtare është Onkologjia e Rrezatimit. MR Linac, një nga teknologjitë inteligjente që synon drejtpërdrejt tumorin, nuk dëmton indet përreth, duke mbrojtur kështu në masë të madhe cilësinë e jetës së pacientëve.

Cilat janë karakteristikat e MR Linac?

MR Linac ofron imazhe me kualitet të lartë, në kohë reale, gjatë kësaj kohe dërgon rreze nga përshpejtuesi linear në objektivat e tumorit. Ai lokalizon saktësisht tumoret dhe organet e shëndetshme, duke përdorur imazhet me definicion të lartë nga skaner MRG.

Në këtë mënyrë, vëllimi i tumoreve të trajtuara mund të reduktohet, gjë që, nga ana tjetër, minimizon efektet negative të rrezatimit. MR Linac është një pajisje speciale që lejon monitorimin e përgjigjes ndaj rrezatimit gjatë kursit të trajtimit, me një saktësi të precize falë imazheve MR në kohë reale. Ndjek tumoret që përparojnë brenda trupit dhe organeve të shëndetshme përreth tyre, dhe rivendos trajtimin në çdo seancë në varësi të madhësisë dhe formës aktuale të tumorit, nëse do të kërkohet.

Çfarë lloj teknologjie është MR Linac?

MR Linac është një teknologji që kombinon pajisjen e imazhit me rezonancë të lartë magnetike (MRI) dhe një përshpejtues linear (rrezet e rrezatimit) në një pajisje të vetme. Kombinimi i këtyre dy teknologjive të fuqishme në një pajisje të vetme lejon që onkologët e rrezatimit të gjurmojnë vendndodhjen e tumorit dhe të monitorojnë çdo lëvizje të tij gjatë gjithë kursit të trajtimit.

Për cilat sëmundje mund të përdoret?

Pajisja MR Linac është pajisje radioterapie që përdoret për trajtimin e tumoreve në pjesë të ndryshme të trupit. Si përshembull:

  • Kanceri i pankreasit
  • Kancer i mushkërise
  • Kanceri i mëlçisë
  • Kanceri i prostatës
  • Kanceri i rektumit
  • Tumoret e veshkave
  • Kanceri koke-qafe
  • Kanceri i gjirit
  • Tumoret e trurit


MR Linac ofron një rrezatim jashtëzakonisht të saktë, veçanërisht në trajtimin e tumoreve me përmasa të vogla. Ai ka një rol jetik në rastet kur sëmundja është përhapur në pjesë të ndryshme të trupit dhe në ritrajtimin e atyre që kishin marrë më parë radioterapi.

Çfarë e dallon MR Linac nga teknologjitë e tjera?

Radioterapia tradicionale kërkon përdorimin e imazheve CT që përdoren në seanca të ndryshme trajtimi ose një procedurë kirurgjikale (invazive) për vendosjen e radiogjurmuesve.

MR Linac, na ofron imazhe MR në kohë reale gjatë trajtimit pa asnjë ekspozim shtesë ndaj rrezatimit (rrezeve), krahasuar me trajtimet tradicionale të drejtuara me CT, gjë që redukton rreziqet e pacientit të shkaktuar nga rrezatimi. MR Linac garanton një imazh më të qartë të tumoreve, duke ofruar një cilësi të lartë imazherie. Falë imazheve MR të marra në baza ditore, na mundëson të shohim tumorin dhe organet e shëndetshme përreth tij. Pamjet e marra në kohë reale gjatë trajtimit mundësojnë identifikimin e ndryshimeve të përditshme anatomike të pacientit dhe administrimin e metodës së trajtimit që quhet radioterapi adaptive, nëse është e nevojshme. Me terapinë adaptive, ndryshimet anatomike që ndodhin gjatë gjithë kursit të trajtimit mund të merren parasysh menjëherë për të optimizuar lehtësisht trajtimin.

Kështu, tumori i pacientit synohet më mirë, doza e rrezatimit që u jepet indeve të shëndetshme minimizohet dhe organet e shëndetshme lejohen të mbrohen nga dozat e panevojshme të rrezatimit. MR Linac përmirëson cilësinë e jetës së pacientëve gjatë trajtimit të kancerit duke ulur toksicitetin (dëmtimin e shkaktuar nga rrezatimi) në organet e shëndetshme.

A mund të administrohet vetëm në trajtimin e kancerit në raste të caktuara, apo administrohet krahas trajtimeve të tjera si kimioterapia, kirurgjia etj.?

Vendimi nëse MR Linac do të administrohet vetëm ose në kombinim me trajtime të tjera merret nga mjekët mbi bazën e pacientit.

A është një teknologji që mund të zëvendësojë kirurgjinë në trajtimin e kancerit?

MR Linac dhe procedurat kirurgjikale janë qasje të ndryshme trajtimi, asnjëra prej të cilave nuk mund të zëvendësojë tjetrën. Ndërsa, në disa raste, mund të kërkohen procedura kirurgjikale, pajisjet si MR Linac mund të rrisin mundësinë e përdorimit të opsionit të radioterapisë në trajtimin e kancerit. Opsioni i trajtimit që do të përdoret përcaktohet nga mjeku në varësi të gjendjes mjekësore të pacientit dhe llojit të kancerit.

Sa kohë zgjat trajtimi?

Pacientët mund të kthehen në rutinën e tyre pasi nuk ka asgjë për të ndërprerë jetën e përditshme pas trajtimit. Kohëzgjatja e trajtimit ndryshon në varësi të zonës që do të trajtohet. Trajtimet zgjasin 30 deri në 40 minuta. Megjithatë, nëse kërkohet ndonjë përgatitje për zonën e trajtimit, ose nëse lokalizimi i tumorit është në një zonë me lëvizje të konsiderueshme, kohëzgjatja e trajtimit mund të jetë më e gjatë.

Përmbajtja e këtij dokumenti është përgatitur nga mjekët specialistë të Qendrës Mjekësore Anadolu.

Johns Hopkins Medicine nuk ofron asnjë shërbim mjekësor për Qendrën Mjekësore Anadolu.

Bashkëpunimi i Anadolu Medical Center dhe Johns Hopkins Medicine përfshin trajnime ndërinstitucionale dhe programe të përmirësimit të cilësisë.

Na kontaktoni






    Hale Başak Çağlar

    M.D., Prof. i Onkologjisë së Rrezatimit
    Shkencat Onkologjike – Onkologjia e Rrezatimit